Paparaci pak më parë raportoi për një vrasje në tentativë në Dujakë të Gjakovës. Ndërkohë që nga Policia e Kosovës kanë zbardhur detaje të reja lidhur me këtë rast.
Zëdhënësi i Policisë Sheremet Elezaj për Paparacin ka njoftuar se viktima është një 44-vjeçar.
“Me datën 04.07.2022 rreth orës 21:18 Policia është njoftuar se viktima (M/K) lindur në vitin 1978 kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit”, njoftoi ai.
Tutje ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar 44-vjeçari me inicialet SH.K..
“Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe hetimore dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes (fshati Dujakë, Komuna e Gjakovës) ku dhe është arrestuar i dyshuari SH. K. (M/K) i lindur në vitin 1978 i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën e kishte qëlluar atë me armë zjarri”, tha tutje ai.
Elezaj bëri të ditur se bga i dyshuari është sekuestruar arma pistoletë e kalibrit 7.62mm (e cila dyshohet të jetë përdorur në rast), dhe 6 copë fishekë të kalibrit 7.62mm
“Me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit po ashtu është sekuestruar si provë materiale edhe një karikator dhe 8 copë fishkë të tjerë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor”, përfundoi Elezaj.
