Të fundit

Skandal në Premier Ligë: futbollisti i njohur arrestohet për përdhunim

Premier Liga angleze është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Një futbollist i paidentifikuar është arrestua në Barnet të Londrës nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje.

Lojtari i arrestuar është i moshës së rreth të 20-ave dhe emri i tij nuk është bërë i ditur për arsye ligjore.

Përdhunimi i dyshuar pretendohet se ka ndodhur në fund të qershorit 2022.

Siç shkruan gazeta “The Telegraph”, ky lojtar është një përfaqësues i një kombëtareje futbolli.

Në fund të janarit, futbollisti i ri i Manchester United, Mason Greenwood, u arrestua nën akuzat për përdhunim.

Më parë, futbollistë të tjerë kanë qenë objekt hetimi apo gjykimi për të njëjtën vepër apo të ngjashme. Bëhet e ditur se futbollisti brazilian, Robinho, ishte dënuar me burg për përdhunimin e një shqiptareje në Itali.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci