Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 10% shtesë të pagës neto për muajin nëntor dhe dhjetor për punonjësit shëndetësor.
Zemaj e ka cilësuar “ofendim” dhe “lëmoshë” vendimin e Qeverisë, si dhe ka shtuar se në këtë ekzekutiv ka mungesë të dijes dhe vullnetit për të përkrahur punonjësit shëndetësor.
“Dinjiteti i mantelbardhëve – heronjve tanë, as nuk shitet e as nuk blihet. Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19. Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind”, ka shkruar ai në Facebook.
