Të fundit

Zyrtare: Pochettino largohet nga PSG-ja

Skuadra e Paris Saint-Germain ka konfirmuar shkarkimin e trajneri argjentinas, Mauricio Pochettinon nga posti i tij.

Klubi francez lëshoi komunikatë për media, duke bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me argjentinasin.

“Paris Saint-Germain konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Ish-kapiteni i Rouge et Bleu, bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në bankinën parisiene. Nën drejtimin e tij, Paris Saint-Germain fitoi ligën, Coupe de France 2021 si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar”.

“Klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”, përfundon njoftimi i PSG-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci