Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri nuk po ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore.
Së fundmi, Dafina ka paralajmëruar projektin e ri.
Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Malli”, e cila do të publikohet më 7 korrik.
View this post on Instagram
Dafina ka ndarë një pjesë të shkurtër të klipit në rrjetin social Instagram, ku shihet e veshur si nuse dhe e mbuluar me duvakun e nusërisë.
Nga “trailer-I”, kënga duket se do të jetë e zhanrit baladë gjersa edhe pamjet nga klipi duken tejet interesante.
Dafina në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit me Kidën, të titulluar “Luje belin” – këngë e cila është pritur mirë nga publiku.
