Të fundit

Kryeministri i “izoluar” qe katër muaj, rikthehet sot në intervistë shqip

Kanë kaluar më shumë sesa katër muaj prej kur kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë një intervistë në gjuhën shqipe në mediet e vendit.

Kurti, që ka zgjedhur të flasë vetëm për mediat e huaja e që së fundmi dha një intervistë për televizionin publik britanik “BBC”, do të shfaqet në intervistën e parë pas katër muajsh në një televizion vendor.

Intervista me shefin e qeverisë është planifikuar të shfaqet me fillim nga ora 19:30, raporton Paparaci.

I pari i ekzekutivit, shfaqet në këtë bashkë-bisedim me moderatorin Leart Hoxha në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen të dielën.

Mungesa e intervistave dhe ballafaqimit me gazetarë kritikë ndaj qeverisë së tij, e kanë vënë Kurtin përball kritikave që prej themelimit të Qeverisë Kurti II, e cila i dha atij pushtet absolut mbi ekzekutivin e vendit. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci