Reperi Getinjo së fundmi ka blerë një veturë të re.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instagram në të cilin shihet me veturën luksoze të tipit “Ferrari”.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë atij që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i reperit nga Ferizaj është ai në bashkëpunim me reperin Mozzik i cili titullohet “Toto Rina”. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat dhe ka grumbulluar me mijëra klikime.
