Të fundit

Milan Radoiçiq sillet i lirë në Kosovë, dërgon mesazh nga veriu

I shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radoiçiq raportohet se është shfaqur në veri të Kosovës.

Sipas një video të publikuar nga Kosovo Online, e cila citon mediumin “Alo”, shihet Radojçiq i cili në Kosovë flet për serbët e veriut.

“Terrori i vërtetë ndaj serbëve vetëm sa po fillon. Për njerëzit e mij në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të themi, mbi të gjitha, jam këtu, jam kthyer, dhe e dini se çka do të thotë kjo sepse nuk ka kthim prapa nga këtu. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq në videon që pretendohet të jetë incizuar në Kosovë, mirëpo që nuk ka ende konfirmim mbi këtë.

Radoiçiq, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq, derisa është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj tij institucionet kosovare kanë lëshuar një urdhër arrest për rastin ‘Brezovica’.

Radoiçiq ishte ndaluar në shkurt, pikën kufitare në Bërnjak derisa po tentonte të futej në Kosovë, por që i kishte ikur Policisë së Kosovës, për çka lidhur me ikjen e tij IPK pati suspenduar tre zyrtarë policorë që ishin në detyrë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci