Të fundit

Kajtazi i reagon ish-konsullit Krasniqi: Ambasadat s’janë shtëpi private

Gazetari dhe drejtuesi i mediumit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi ka kritikuar konsullin e shkarkuar të Kosovës, Lulzim Krasniqin, për insistimin e tij në vendosjen e stemës së UÇK-së në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork.

Kajtazi ka deklaruar se ndonëse stema e UÇK-së konsiderohet e çmueshme, ambasadat dhe konsullatat nuk janë shtëpi private.

“Kallxoni dikush ish-konsullit ne New York se sado i shenjtë e i çmueshëm që është flamuri me stemën UÇK, nuk është simbol zyrtar i Republikës së Kosovës”, tha Kajtazi. “Ambasadat dhe Konsullatat s’janë shtëpi private, por institucione të Republikës në të cilat vendosen simbolet sipas protokolit”.

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka shkarkuar nga detyra konsullin Lulzim Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se vendimi i Gërvallës është kundërligjor dhe i paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm.

Sipas tij, Gërvalla kishte urdhëruar largimin flamurit të UÇK-së nga Konsullata.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci