Të fundit

Zjarrvënie para objektit të Kuvendit të Maqedonisë

Pas eskalimit të protestës tek sheshi Skenderbeu në Shkup, protesuesit janë zhvendosur tashmë tek objekti para Kuvendit të Maqedonisë.

Përmes brohortijeve “Dorëheqje”, “Tradhtarë” , protestuesit kanë djegur transparentin me fotografi të deputetëve të shumicës parlamentare.

Protestat e inicuara nga opozita maqedonase OBRM-PDUKM dhe E Majta, kanë filluar tashmë disa ditë në qytetin e Shkupit.Përmes protestës ata shpehen se nuk e pranojnë propozimin francez i cili sipas tyre mohon identitetin, gjuhën dhe historinë e Maqedonisë.

Qeveria e Maqedonisë për të shmangur keqkuptimet dhe tensionet e përsëritura tashmë nga opozita, ka filluar me mbledhjen e grupeve punuese nga të gjitha partitë e vendit për të sqaruar pikat përmbajtësore nga propozimi francez.

Takimi i parë i grupeve punuese i mbajt sot, ndërsa i njejti përfundoi pa asnjë arritje suksesi.Në ora 22:00 pritet të del kreu i partisë inicuese të protestave, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickovski në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci