Të fundit

Përfundon protesta në Shkup

Pak më parë përfundoi protesta e organizuar nga opozita maqedonase kundër propozimit francez.

Sot në ditën e tetë të protestës, protestuesit fillimisht u mblodhën para Qeverisë, më pas për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, për të përfunduar para Parlamentit.

Protesta u zhvillua e qetë. Mickoski nuk mori pjesë në protestën e sotme.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe të Bujar Osmanit. Organizatorët e protestës në fjalimin e tyre para Parlamentit, kërkuan nga qytetarët që t’i bashkohen protestës pavarësisht kombësisë.

Ata gjithashtu kërkuan nga qytetarët e qyteteve tjera, të cilët nuk mundë të vijnë në Shkup, nga nesër të fillojnë t’i organizojnë protestat edhe nëpër qytetet tjera. /alsatmk

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci