Të fundit

Emërohen anëtarët e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës

Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 14 qershor 2022, me propozimin e Qeverisë së Kosovës, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Anëtarë të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, janë emëruar, Neime Binaku-Isufi, kryetare, Kaltrina Sela, zëvendëskryetare, dhe 3 anëtar të Komisionit, thuhet në vendim.

Mandati i anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e Konkurrencës, sipas pikës (1) të këtij vendimi është pesë vjet.

Vendimi i është dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të emëruarve në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës dhe Arkivit të Kuvendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci