Të fundit

NASA shkrep fotografinë me rezolucionin më të lartë që tregon Universin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të hënën publikoi foton debutuese nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s – një imazh i një grumbulli galaktikash që zbulon pamjen më të detajuar të Universit të parë ndonjëherë.

Observatori Webb me vlerë 9 miliardë dollarë, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i shkencës hapësinore i lëshuar ndonjëherë, u projektua për të parë kozmosin, duke sjellë një epokë revolucionare të zbulimeve astronomike.

Imazhi i shfaqur nga Biden dhe shefi i NASA-s, Bill Nelson, tregoi grupin e galaktikave 4.6 miliardë vjeçare ë quajtur SMACS 0723. Sipas Nelson, një përbërje imazhesh me gjatësi vale të ndryshme të dritës, daton më shumë se 13 miliardë vjet.

Kjo e bën atë vetëm 800 milionë vjet më të ri se Big Bengu, pika teorike e ndezjes që vuri në lëvizje zgjerimin e universit të njohur rreth 13.8 miliardë vjet më parë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci