Të fundit

Kris Jenner shfaqet e përlotur në një shtrat spitali

Kris Jenner është menjanuar nga pjesa tjetër e Kardashians.

Në trailerin e sezonit 2 të reality show-t Hulu, 66-vjeçare shfaqet duke qarë ndërsa diskuton një frikë që ka nga një shqetësim i panjohur në shëndetin e saj.

“Nuk mund t’u them fëmijëve të mi se kam frikë,”-shprehet Kris teksa shihet e shtrirë në një shtrat spitali. “Ata kanë mjaft probleme. Ata nuk kanë nevojë të shqetësohen edhe për mua.”

Por, Khloé Kardashian duket se e parandjen se diçka po ndodh. “Unë nuk e di se çfarë po ndodh me ju”, shprehet Khloe.

Ndërkohë, Kim Kardashian thotë se çfardo të jetë, për të familja vjen e para.“Pavarësisht se si vijnë gjërat, ne gjithmonë do të jemi familje”, -tha ajo.

Në një moment tjetër gjatë trailerit, themeluesja e SKIMS gjithashtu u ofron fansave një përditësim mbi marrëdhënien e saj me Pete Davidson.

“Jeta është e bukur. Kam një të dashur të ri. Thjesht po kaloj një kohë shumë të mirë”,-shprehet Kim.

Ish-ylli i Saturday Night Live, bën gjithashtu paraqitjen e tij të parë në kamera në reality show-n kur Kim pyet: “I dashur, a dëshiron të bësh dush me mua shpejt”? Epik ka qenë reagimi i Davidson i cili ka fluturuar telefonin dhe paketën që kishte në dorë për të ndjekur të dashurën e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci