Të fundit

Gold Ag takon Thaçin, Veselin e Haradinajn në Hagë

Ditë më parë reperi shqiptar, Gold Ag takoi mikun e tij, Rexhep Selimin në Hagë.

Sot reperi ka udhëtuar sërish për në Hagë, ku ka takuar ish krerët e luftës të tjerë që po gjykohen atje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në ‘Instagram’.

Reperi ka njoftuar se ka takuar ish krerin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinajn si dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.

Gold Ag tha se fjala e tyre pasi u ndanë ishte përshëndetja e tyre për të gjithë popullin shqiptar.

Reperi tha se takimi prej katër orësh ishte si një takim katër minutësh.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët, janë arrestuar nga Gjykata Speciale vitin e kaluar dhe po vazhdojnë të mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci