Të fundit

Pamjet e para të Elvis Kelmendit pas arrestimit

Elvis Kelmendi, Ajlin Ahmiq dhe Anel Sejfoviç i janë dorëzuar Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës pasi u arrestuan nga Njësia Speciale e policisë boshnjake të martën..

Katër të arrestuarit e tjerë në operacionin e ashtuquajtur “Rez” të autoriteteve boshnjake, janë liruar pas hetimeve, ndërsa Kelmendi, Ahmiq dhe Sejfoviç janë dorëzuar në prokurori.

Siç raporton portali boshnjak, Klix.ba, prokurori do të kërkojë masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Kelmendit dhe dy të tjerëve.

Ata akuzohen se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, si dhe kontrabandës ndërkombëtare dhe trafikut të paligjshëm narkotikëve.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve, po hetohet edhe pastrimi i parave të fituara me veprimtari të paligjshme.

Gjatë operacionit policor, janë konfiskuar një sasi e madhe armësh dhe parash, si dhe tri automjete të shtrenjta BMW.

Elvis Kelmendi, 44-vjeç, është me origjinë nga Peja. Ai është djali i Naser Kelmendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci