Deputetja e Lëvizës Vetëvendosje, Fitore Pacolli në deklaratën e saj lidhur me miratimin e Rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian kërkoi që ndaj mediave qeveria e kuvendi të marrin masa.
Sipas deputetes Pacolli është shqetësuese që në raport thuhet se janë vërejtur investime të bizneseve në media të cilat po përdoren për shantazhe pol9itike.
“Një gjë shqetësueses dhe që përmendet në rezolutën e fundit është ku edhe si kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes të cilave është përmendur mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”, ka deklaruar deputetja e LVV-së.
Pacolli kërkoi që qeveria dhe kuvendi të marrin masa ndaj mediave për mënyrën e funksionimit dhe identifikimin e pronarëve të mediumeve private.
“Pra këtu kërkojmë vëmendjen e kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e mediave me transparencës si dhe me identifikimin e pronësisë së mediumeve. Rezoluta mirëpret emërimin e bordit të ri të transmetuesit publik të RTK-së në mënyrë transparente dhe të bazuara në merita”, deklaroi tutje ajo.
