Skuadra e Gjilanit ka mbyllur aventurën e saj evropiane, pasi u mposht nga Liepaja me rezultat 3:1.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola, teksa dy gola të shpejtë u shënuan me të filluar pjesa e dytë. Liepaja kaloi në epërsi në minutën e 49-të,pas një goli të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, raporton Paparaci.
Mirëpo, Gjilani u kundërpërgjigj shpejtë. Vetëm një minutë i’u desh skuadrës së Zekrija Ramadanit për ta barazuar rezultatin. Blerim Krasniqi shënoi pas asistimit të Keita Aziz.
Gjilani nuk arriti ta ruante rezultatin që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, teksa pësoi edhe dy gola tjerë.
