Të fundit

SBASHK-u nesër mbajnë takim, paralajmërohen greva e protesta

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se nesër do të mbajnë një takim me kryetarët e sindikatës në nivelin komunal dhe atë të universiteteve.

Ai përka theksuar se ky takim është duke u organizuar si pasojë e vizitave të tij që i ka bërë në komuna për zgjedhjet e brendshme të SBASHK, duke shtuar se të gjithë e kanë ngritur çështjen e Ligjit të Pagave dhe atë se çfarë duhet të bëjë ky institucion sindikal.

“Nesër do të marrim mendimet e anëtarësisë për komunat e tyre, do të marrim edhe mendimin e kolegëve që i kemi në universitete, më pas bashkërisht do të marrim një vendim. Nëse vendoset diçka mendoj se në fillim do të kemi ndonjë protestë të vogël por nëse kjo nuk jep rezultat do të kemi greva”, ka thënë Jasharaj për KlanKosova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci