Mbrëmë rreth orës 21:52, ka pasur të shtëna nga arma e zjarrit në rrugën “Emin Duraku” në Shipol të Mitrovicës.
Policia ka identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë fishek me gas.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. P., 42 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Sipas Policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në
procedurë të rregullt.
“Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘përdorim i
armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të
armëve'”, thuhet në kumtesën e PK-së.
