Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka nisur mbarë Grand Prixin e Zagrebit.
Krasniqi fitoi ndeshjen e parë në kuadër të kategorisë deri në 52 kg, ku përball kishte xhudisten qipriote, Sofia Asvesta.
Në raundin e dytë, Distria takohet me xhudisten e Zvicrës, Binta Ndiaye.
Në Grand Prixin e Zagrebit merr pjesë edhe Flaka Loxha, teksa në raundin e parë kaloi pa luftë.
