Të fundit

Ngritja e çmimeve në bregdetin e Shqipërisë, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kritikuar bizneset bregdetare për rritjen e madhe të çmimeve, pas shqetësimit se ka një rënie të numrit të turistëve.

“Nëse ka një problem me çmimet e larta është për t’u parë dhe analizuar në fund dhe jo tani”, ka thënë Rama.

“Nëse në fund do ta kemi këtë konstatim, do të jetë një mësim shumë i mirë në treg konkurrues, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet”.

Mirëpo, për Ramën veprimet e pamatura të bizneseve do të jenë mësim për ta marrë parasysh konkurrencën e madhe për turizëm në Mesdhe.

“Po qe kështu, ky do të bëhet një mësim i madh. Mos të harrojmë se ku ndodhemi. Ndodhemi mes konkurrentëve të fortë të Mesdheut. Meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend me të gjitha magjitë e veta, hajde t’u biem me top çmimeve. Investimet e qeverisë kanë ndryshuar kartëvizitën e vendit”, përfundoi kryeministri Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci