Të fundit

Momenti kur policët e Kosovës “kapën” në flagrancë hajnat që thyenin vetura

Dy persona të dyshuar për grabitje janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Personat e arrestuar në këto pamje dyshohen se kanë thyer disa vetura në parkingun e një restoranti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, nga ku më pas brenda tyre kanë vjedhur gjësende me vlerë.

Pamjet tregojnë se si policët në rroba civile arrijnë në vendin e ngjarjes, teksa më pas me armë në dorë njëri prej tyre del nga vetura dhe ia drejton armën zyrtare të dyshuarve.

Më pas, të dy të dyshuarit neutralizohen nga policia.

Siç mëson lajmi.net, personat e arrestuar në këtë rast janë të njohur edhe për vepra të tjera penale të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci