Të fundit

Edhe dy gazetare ukrainase strehohen në Kosovë

Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch janë dy gazetaret ukrainase që kanë ardhur të dielën në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, gazetaret janë mirëpritur nga kolegia e tyre, Lyudmila Makey, kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

“Synelnyk dhe Chykanch – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists – EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar gjashtë gazetarë”, thuhet në njoftim.

AGK-ja ka sqaruar se “Journalists in Residence – Kosovo”, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci