Të fundit

Rekord në Portugali, termometri shënon 47 gradë

Vala e të nxehtit vazhdon të sjellë temperatura ekstreme në mbarë Europën duke shënuar rekord në Portugali me 47 gradë Celsius.

Edhe në Francë e Spanjë janë regjistruar temperatura 45 gradë.

Paralajmërimi për të evituar daljen nga shtëpia mbetet edhe në Angli pasi termometri pritet të shënojë 41 gradë Celsius në disa qytete.

Franca ka evakuuar më shumë se 16,000 njerëz për shkak të zjarreve pasi flakët u përhapën pranë zonave të banimit. Autoritetet kanë evakuuar kampingjet dhe turistët.

Në Spanjën jugore gjithashtu më shumë se 3200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas.
Ndërsa zjarret e Portugalisë duket se janë vënë nën kontroll për momentin. Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit.

Autoritetet thonë se janë djegur më shumë se 3-fishi i pyjeve në krahasim me vitet e kaluara.

Lufta ndaj zjarreve i ka marrë jetën një piloti, avioni i të cilit u rrëzua në Portugali ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në Greqi kur helikopteri i tyre ra në det.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci