Ish-emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dalë me qëndrim kundër vendimit të “US Open”, për ndalimin e pjesëmarrjes së tenistit serb Novak Gjokoviq në turneun amerikan të tenisit.
Grenell ka thënë se ata duhet ta lejojnë Gjokoviqin të luajë ani pse ai nuk është i vaksinuar kundër COVID-19.
Turneu i tenisit “US Open” do të mbahet nga datat 19 gusht deri më 11 shtator, teksa organizatorët e kanë lajmëruar tenistin serb se ai duhet të vaksinohet në të kundërtën nuk do të mund të marrë pjesë.
Mirëpo ndryshe mendon ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell. Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se organizatorët duhet ta lejojnë Gjokoviqin të luajë, pasi që mungesa e tij do të zvogëlojë cilësinë e turneut.
“Lejojeni Novak Gjokoviç të luaj në US Open. Turneu e humb jehshinë e tij kur ndalon një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Grenell në postimin e tij.
Let @DjokerNole play in the @usopen!
The U.S. Open cheapens itself when it bans one of the best players in the world.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 17, 2022
Tenisti serb së fundmi ka fituar turneun e Wimbledonit, ku në finale mposhti rivalin e tij australian, Nick Kyrgios. /Paparaci.com
