Në Berlin të Gjermanisë po mbahet dialogu për klimën, ku shtetet me anë të të deleguarve të tyre po diskutojnë rreth ndryshimeve klimatike si dhe për të parë mekanizmat konkret që shtetet mund të ndërmarin për këtë çështje.
I dërguari i posaçëm për klimën prej ShBA-së është John Kerry, ish Sekretari i Shtetit të ShBA-ve.
Aty po merr pjesë edhe ministri i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, i cili ka takuar Kerryn dhe ka ndarë me publikun një fotografi me ish-Sekretarin e Shtetit.
“ShBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike” ka shkruar Aliu në Facebook.
