Të fundit

​Ballkani fiton bindshëm në San Marino

Futbollistët e Ballkanit kanë shënuar fitore në përballjen e parë ndaj skuadrës La Fiorita si mysafirë.

Kampioni i Kosovës ka shënuar katër gola dhe me pak më shumë fat fitorja e suharekasve do të ishte edhe më e thellë.

Ballkani nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola qysh në pjesën e parë përmes Korenicës në minutën e 6-të dhe Rrahmanit në minutën 23.

Ky i fundit në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht 50, shënoi edhe golin e tij të dytë, përkatësisht të tretin për Ballkanin.

Që fitorja të jetë edhe më bindëse, u përkujdes Berisha përmes golit të shënuar në minutën 73.

Ndeshja e kthimit, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, zhvillohet më 26 korrik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci