Përforcimi i Barcelonës, sulmuesi brazilian Raphinha, ka folur me mjaftë vetëbesim pas ndeshjes së parë kontrolluese, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 6:0.
Katalunasit triumfuan mbrëmë ndaj Inter Miamit, ku një gol e dy asistime i realizoi Raphinia.
Ndeshjen e radhës Barcelona do ta zhvillojë ndaj Realit, teksa për këtë ndeshje ka folur sulmuesi brazilian.
“Gjithmonë mundohet të shënojë kundër kujtdo, por nëse është në një derbi, edhe më shumë. Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Por për mua ne jemi më të mirë se Real Madridi”, shtoi ai.
Ish-lojtari i Leeds United ka rrëfyer se ëndërron të luajë në një Botëror për Brazilin dhe ka besim se loja e tij në FC Barcelona do të rrisë shanset e tij për të qenë pjesë e listës përfundimtare në fund të nëntorit.
