Të fundit

LVV-ja “kap” edhe një bord të ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës të mërkurën, mes tjerash, miratoi vendimin për emërimin e Bordit të ndërmarrjes publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.

Kryeministri Albin Kurti, ka prezantuar kandidatët e nominuar për KRU “Gjakova”.

“Asociacioni i komunave ka dërguar listën me kandidatë të nominuar për KRU Gjakova. Për drejtor të bordit, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi – kryesues; Arianeta Nura – antare; Vildane Maloku – anëtare dhe Jeton Haxhijaha – anëtar”, tha shefi i qeverisë.

Në mesin e të emëruarve është edhe një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec. Bëhet fjalë për Jeton Haxhijahën i cili ka raporte të afërta me deputetin e partisë në krye të shtetit, Visar Korenica.

I njëjti shihet shpeshherë me ligjvënësin e pushtetit që ka filluar me “kapjen” e ndërmarrjeve publike.

Jeton Haxhijaha së bashku me deputetin e LVV-së, Visar Korecnia, Foto: Facebook
Jeton Haxhijaha së bashku me deputetin e LVV-së, Visar Korecnia, Foto: Facebook

Lëvizja Vetëvendosje, e cila vazhdimisht është ankuar për punësimet nepotiste të së kaluarës nga partitë politike, tashmë kohë pas kohe po e dëshmon të kundërtën.

Përveç punësimeve familjare dhe të militantëve, tashmë pushteti po ndërhyn edhe në ndërmarrjet publike. Rrjedhimisht, nga çkapja e ndërmarrjeve shtetërore – premtim i Albin Kurtit – është shndërruar në kapjen e tyre.

Megjithatë, në mbledhjen e së mërkurës të ekzekutivit, Kurti bëri të ditur se mandati i të punësuarve në Bordin e KRU “Gjakova” do të zgjasë 3 vite.

Vendimi i sotëm u miratua me unanimitet në mbledhjen e sotme të qeverisë. /Paparaci.com

Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci