Të fundit

YouTube-ri britanik ka diçka për të thënë edhe për modelen tjetër shqiptare

Pas skandalit me Arta Nitajn dhe Arta Elezin, YouTube-ri britanik ka diçka për të thënë edhe modelen e twerk-ut, Serena Sulën.

Së fundmi YouTube-ri i njohur, Teddy Grey ka publikuar diçka edhe në lidhje me modelen e tëerl-ut, Serena Sulën. Kjo e fundit ka pëlqyer një nga postimet e Teddy në rrjetet sociale, gjë e cila është postuar nga vetë ai Instastory.

“Nuk do të zgjasje as 10 minuta me mua”- shkruan ai krahas fotos së publikuar. Nuk ka munguar as reagimi i Serenës, e cila e ka ripostuar storyn e tij, shoqëruar me disa emoji.

“Takohemi së shpejti”- ka qenë përgjigja e YouTuber-it britanik.

Disa ditë më parë Teddy Grey publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe dhe foto që kishin të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzoi se merrte para në këmbim të një nate me të.

Ai publikoi fillimisht një bisedë private që ishte zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitajt. Në mesazhet që Teddy publikoi në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Pas bujës që shkaktoi kjo histori, YouTube-ri vendosi ‘të ekspozojë’ një tjetër personazh publik, Arta Elezajn. Ai publikoi ditën e djeshme foton e Elezajt me një mashkull misterioz teksa shkruante: “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”.

Megjithatë, YouTube-ri nuk ka publikuar të tjera postime lidhur me Elezajn dhe akuzat ndaj saj. Ashtu si Nitaj, as Elezaj nuk ka reaguar publikisht.

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci