Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti është një zhgënjim total.
Teksa kritikoi ministrat ekzekutivit, ish-ligjvënësi kosovar theksoi se nuk mundet ta besoj që Xhelal Sveçla është ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“E kam thënë që është një zhgënjim total. Nuk dua ta përsëris veten, s’mundem me besu që Xhelal Sveçla që është ministër i MBP-së. Nuk mundem me besu, tu ua mbush çantën me gurë katrorë, kocka i thejshin. Xhelali me aktivistët me ua thy krytë policëve. Tash është ministër. S’mundem me besu. Këqyreni në interneti këqyreni fotografitë qatë Xhelalin me gurë të madh tu ia hi policëve. Qaj është ministër i rendit. S’është hajgare kjo”, u shpreh ai në T7, raporton Paparaci.
Po ashtu, ai hodhi kritika edhe ndaj kryediplomates Donika Gërvalla, megjithëse foli për respektin për familjen e saj.
Kurse për zv/kryeministrin Besnik Bislimi tha se është profesor i shkëlqyeshëm dhe se e ka mik të mirë.
“Por, ai nuk ka kapacitet të përballet me ujqit e Serbisë. Ai duhet me ia ditë hallin vetes. Për asnjërin (ministër) s’mundem të them mashallah”, shtoi ai.
