Të fundit

Dy deputetet e LVV-së i reagojnë Osmanit: Nuk kemi votë për ty presidente

Dy ish-deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje me mundësi rizgjedhje në legjislaturën e re, Arbëreshë Kryeziu dhe Adriana Matoshi e kanë hedhur poshtë mundësinë e votimit të Vjosa Osmanit për presidente.

Ato kanë deklaruar njëzëri se nuk e përkrahin kandidaturën e Osmanit për presidente.

Osmani, e cila kryesoi listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, tha të dielën menjëherë pas numërimit preliminar të votave brenda vendit se Vetëvendosje “nuk ka më asnjë arsye” të refuzojë kandidaturën e saj për presidente.

Dy deputetet nga Gjilani kanë thënë të hënën publikisht se nuk kanë votë për Osmanin.

“Meqenese je kaq ne zor, qe po e boj publike. Nese bohna deputete, une publikisht deklaroj qe NUK te votoj ty presidente. A e ki ma t’lehte tash?”, ka shkruar Matoshi në një postim në Facebook të hënën.

Ndërkaq, Arbreshë Kryeziu e ka quajtur “irracionale dhe të habitshme” deklaratën e Osmanit.

Sipas saj, pretendimet për mbështetje gjithëpopullore nuk janë reflektuar në rezultatet e zgjedhjeve, ku Osmani, siç thekson ajo, ka dalë e treta dhe nuk ka marrë mbështetjen e pretenduar.

“Kushtet aktuale kërkojnë reflektim dhe tërheqje, jo vazhdim të insistimit sikur gjithçka sillet rreth një personi,” ka shkruar Kryeziu, duke shtuar se një qasje e tillë, sipas saj, ka ndikuar edhe në zhvillimet politike që çuan vendin në zgjedhje. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci