Të fundit

Drita synon befasinë ndaj Antwerpit

Skuadra e Dritës do të synojë fitoren sot kundër Antwerpit, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Drita arriti kalimin tutje në raundin e dytë pasi eliminoi Inter Turkun në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Te Drita e kanë pranuar se do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo “Intelektualët” nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe synojnë befasinë ndaj Antwerpit.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por ne kemi ardhur këtu me vetbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet. Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do ti shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje”, ka thënë kapiteni Ardian Limani.

Ndeshja mes Antwerpit dhe Dritës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrrit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci