Sllovenia gjithnjë na befason me projektet e saj kreative dhe të suksesshme sa i përket arkitekturës.
Ndaj ju sjellim një tjetër vepër të tillë që ka gjetur vend në Lubjanë dhe është krijuar nga studioja arkitektonike e Bevk Peroviç.

Si vendndodhje e qendrës fetare dhe kulturore u zgjodh një zonë pranë qendrës së qytetit, por ajo u braktis dhe u harrua me një të ardhme të pasigurt urbane. Për këtë arsye ky kompleks është edhe më i rëndësishëm sepse përfaqëson jo vetëm një qendër kulturore dhe fetare, por edhe një pjesë të zhvillimit urban të vetë qytetit.


Kompleksi përbëhet nga një shkollë fetare, pjesa kulturore dhe zyra, një ndërtesë banimi për punonjësit në qendër, si dhe një restorant dhe një xhami të ndërtuara për herë të parë në Slloveni. Ndërtesat e reja të qendrës janë pozicionuar si njësi autonome që rrethojnë sheshin qendror me xhaminë.
Elementi kryesor i kompleksit të ri është një xhami me parking nëntokësor. Është tërësisht e hapur drejt sheshit për të mundësuar zgjerimin e hapësirës së lutjeve nga jashtë gjatë tubimeve dhe faljeve të mëdha.
Ndryshe nga paraardhësit e saj historikë, xhamia u konceptua si një strukturë çeliku në formën e një kutie.

Konstruksioni rrjetë është prej çeliku me thellësi 45 cm dhe grila me trashësi vetëm 8 cm centimetra, të cilat janë të mbushura me beton të bardhë në fund dhe xham transparent në pjesën e sipërme. Kjo lejon që dielli të depërtojë në brendësi.
Kupola, elementi qendror i xhamisë, varet në një mënyrë specifike në enterier. Për të simbolizuar paraqitjen e qiellit si në shembujt historikë, ajo është bërë nga tekstili blu transparent, materiali më i dobët dhe më i brishtë, i cili në Islam ka një histori të gjatë dhe të pasur – nga Kisëah, mbulesa e Qabesë deri te xhamitë portative të tendës në Iran.
Qendra Fetare dhe Kulturore Islame është një nga fituesit e çmimit ArchDaily për Ndërtesën më të Mirë në 2021.
