Të fundit

Shakira “harron” Piquen

Ndarja e këngëtares Shakira me futbollistin Pique po vazhdon të komentohet akoma. Dyshja i dhanë fund lidhjes 11 vjeçare pas tradhtisë që Pique i bëri Shakirës.

Këngëtarja kolumbiane është parë në Kaliforni me fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha.

Javët e fundit janë shtuar spekulimet se këngëtarja po e “harron” tradhtinë e Piques.

Zërat thonë se Shakira ka nisur një romacë me yllin e Captain America, Chris Evans. Ky i fundit ka shkuar aq larg sa ka deklaruar se Shakira ishte “spektakolare” dhe se duhej të kërkonte një “partner të qëndrueshëm sentimental”.

Gjëja më interesante në këtë mes është se dyshja nisën ta ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale vetëm kur u bë e njohur ndarja së Shakirës nga Pique.

Fakti që Shakira, e cila gjithashtu zotëron shtëpi në Miami dhe Bahamas, ka udhëtuar me fëmijët e saj në Kaliforni, do të thotë se udhëtimi është më shumë për kënaqësi sesa biznes.

Këngëtarja zakonisht udhëton vetëm në Los Angeles, kur bëhet fjalë për punë.

Dihet tashmë se Shakira shpreson të shkojë në Miami me fëmijët e saj, por Pique nuk dëshiron që ata të largohen nga Katalonja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci