Të fundit

Propozimi i Kurtit për veteranët, Klinaku e quan mashtrim publik

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku është deklaruar pasi ditën e djeshme u bë publike kërkesa e kryeministrit Albin Kurti karshi kësaj kategorie.

Klianku thotë se pushteti nuk e priti përgjigjen e tyre ndaj shkresës së Kurtit, teksa shtoi se “por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik”.

Po ashtu, ai theksoi se ata flasin për veteranët se meritojnë më shumë benificione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize.

Sipas tij, disa nuk kanë ide se si dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

“Në kohën kur zyra në qeveri për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të një gabimi teknik i drejton njerëzit në prokurori sepse nuk mund të lëshoj as për individin një vërtetim, këta munden tash edhe për kolektivin të bëjnë vlerësim e verifikim”.

“Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë”, shkroi ai në Facebookun e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci