Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës janë identifikuar disa raste të zjarreve nëpër lokacione të ndryshme në zonën e Vushtrrisë.
Nëpërmjet një Komunikate për media Policia ka njoftuar se është lokalizuar zjarri dhe se nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Ndërkohë që bëhet e ditur se është arestuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit në njërën nga zonat e përfshira, ndaj të cilit është iniciuar rasti për shkak të veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit në një nga zonat e përfshira nga zjarri dhe në konsultim me prokurorin, i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit ndërsa është iniciuar rasti: ,,shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Gjithashtu janë iniciuar edhe dy raste tjera për veprën e njëjtë penale kurse hetimet do të vazhdojnë në drejtim të identifikimit të personave të mundshëm te dyshuar”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

