I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me ç’rast edhe e ka dekoruar me Çelësin e Kryeqytetit.
Krahas kësaj ajo që mori vëmendjen ishte veshja e Kryetarit Rama njësoj sikurse edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili këtë veshje e ka bërë të zakonshme së fundmi.

Kryetari Rama u pa i veshur me kostum serioz dhe me atlete të bardha. Me veshje të tillë nuk është se jemi mësuar ta shohim Ramën më parë.
Veshje gati se të njëjtë e pati edhe gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vetëm se kësaj radhe veshja e tij ishte kombinuar me atlete ngjyrë të zezë.

Me paraqitje të tillë, kostum e atlete edhe kryeministri Edi Rama u shfaq në ë ceremoninë e betimit të Ilir Metës si presidentit i ri i Republikës së Shqipërisë.

Madje, kryeministri shqiptar kishte mbathur atlete edhe në takime të rëndësishme ndërkombëtare.

Për herë të parë, Rama ishte parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në prillin e këtij viti, veshur me kostum dhe atlete. Pavarësisht tensioneve politike, kryeministri nuk i shpëtoi kamerave me dukjen e tij.
Po këtë dukje gjysmë sportive, të rehatshme po e preferon edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Nga shumë persona kjo mënyrë e paraqitjes në takime serioze shihet si thyerje e kodit të veshjes mirëpo siç duket Rama nuk e ka fare problem komentet dhe vëmendjen e madhe ndaj veshjes së tij./Paparaci.com
