Të fundit

Gjini: Jemi dakorduar për koalicione me disa parti

Kandidati i AAK’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se janë pajtuar me disa parti politike për koalicione para balotazhit të 14 nëntorit.

“Unë kam pasur bisedime shumë të hapura, të pastra me Partinë Shqiptare Demokristiane, me Partinë Demokratike të Kosovës, me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ekziston një dakordim serioz që me shku bashkë”, thotë Gjini.

“Nuk kemi biseduar për detaje, s’kemi biseduar për drejtori ose diçka por ka dakordim”, tha Gjini në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Me LDK’në ende s’ka dakordim që do të shkojmë bashkë mirëpo ka bashkëpunim”, shtoi ai.

“Si do të jetë qeverisja prej raundit të dytë do të varet edhe nga votat për Asamble të cilat tashmë dihen. E kam tepër të qartë që tri partitë tjera politike kanë vullnet me shku bashkë”, shpjegoi Gjini.

Në balotazh Gjini, kryetar aktual, do të përballet me Mimoza Kusari-Lilën e VV’së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci