Të fundit

“A është kjo ide e juaja apo e Uran Ismailit?” tensione mes Vitisë dhe Ramës

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama i LDK-së dhe Arben Vitia i VV-së, po zhvillojnë edhe sonte një debat pak para zgjedhjeve të balotazhit, ku përfundimisht vendoset kryetari i ri i kryeqytetit për katër vitet e ardhshme.

Gjatë debatit, Përparim Rama e pyeti Arben Vitinë lidhur me “qendrën e inovacionit” se a është ide e këtij të fundit apo e kandidatit të PDK-së për Prishtinë, Uran Ismailin, shkruan Express.

Kjo për shkak se e njëjta ide ishte dhënë edhe nga Uran Ismaili, ndërsa Vitia tha se me qejf do t’i inkorporonta këto projekte të cilat janë të realizueshme dhe të mira.

“Një qendër e inovacionit si inkubator biznesi… e cila do të shërbejë për të gjithë të rinjtë që kanë talent të jashtëzakonshëm në shkencat kompjuterike… “, ishte duke thënë Vitia.

Derisa Rama e pyeti se a është kjo ide e Uran Ismailit të PDK-së.

“A është kjo ide e juaja apo e Uran Ismailit, sepse ai e ka pasur të njëjtin send, inkubatorin…”, pyeti Rama.

“A është e tij apo e juaja?”, vazhdoi Rama në RTV Dukagjin.

Pas insistimit të Ramës, Vitia tha se projektet e mira  do t’i inkorporoj nëse janë ligjore, të realizueshme dhe të mira.

“Atë që e kemi thënë edhe më herët, secili program që ka projekte të mira, të realizueshme, ligjore dhe mund të arrihen e jo fontanë dëshirash, me shumë dëshirë do t’i inkorporoj në programin tim dhe në interes të qytetarit”, u përgjigj Vitia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci