Të fundit

Totaj për Haskukën: S’e kam besuar që është kaq i dobët

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë në T7 se kryetari aktual Mytaher Haskuka ka pasur performancë të dobët.

Haskuka ka katër vjet si kryetar i Prizrenit, ndërsa Totaj thotë se nuk e ka besuar para katër viteve se ai do të jetë kaq i dobët në performancën e tij.

“As vetë nuk e kam besuar se është kaq i dobët. Dhe as vetë nuk e kam besuar se do të ketë kaq performancë të dobët”, tha ai.

Tutje Totaj tha se janë tri pika të cilat e dallojnë një kryetar të mirë.

“Mendoj se kryetari i mirë dallohet në tri pika. Menaxhimi i mirë i resurseve humane. Menaxhimi i mirë i financave si dhe transparenca në llogaridhënie. Të tria këto i kam profesion dhe ën të tria kam pasur shumë punë, përvojë dhe kam kualifikime akademike nga Universiteti i Uashingtonit dhe FMN në Uashington D.C.”, tha ai.

Haskuka dhe Totaj do të përballen në raundin e dytë për kryetar. Në raundin e parë Haskuka kishte 40.43% ndërsa Totaj kishte 31.10%.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci