Të fundit

Moti për ditët e fundit të kësaj jave

Deri në fundjavë, në vendin tonë mbetet mot i qëndrueshëm, me vranësira dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull, e vende-vende do të ketë edhe ngrica.

Cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme e mesatare, e në periudha më të zgjatura të qetësisë gjatë mbrëmjes kalon edhe në vlera të dobëta, sidomos ditën e shtunë.

12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

13.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

14.11 – Vranësira e diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.

Temperaturat minimale në rënie edhe deri në 0C.  Maksimalet pa ndryshime deri të dielën, ndërmjet 11C e 13C, e të hënën zbresin në 10C.

Era do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e të hënën nga verilindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, mirëpo mbetet mbi vlera normale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci