Të fundit

Kosovare Asllani ka kritika për përdorimin e VAR-it

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani ka shpërthyer me kritika për sistemin VAR-it të përdorur në Kampionatin Evropian për femra.

Asllani u ankua para ndeshjes përball Anglisë duke kritikuar numrin e kamerave të vendosura në kampionatet për femra krahasuar me ato për meshkuj.

“Të përdorësh 50 për qind më pak kamera në turneun tonë sesa në garën e meshkujve, kjo është një katastrofë me të vërtetë. Vendimet nuk mund të merren me të njëjtën saktësi. Nuk është vetëm për ne, por edhe për ekipet e tjera. Ka situata ku mendoj se duhet të keni më shumë kamera, që mund të jenë vërtet vendimtare”, deklaroi Asllani.

Gjatë Euro 2022, Suedisë i janë anuluar në total pesë gola në katër ndeshjet e fundit, ku në shumicën prej tyre kishe polemika të mëdha për mënyrën e anulimit.

Suedia do të luajë kundër Anglisë në Bramall Lane këtë mbrëmje për një vend në finalen e Euro 2022.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci