Të fundit

Daçiq: Seanca konstituive e kuvendit serb mbahet për një javë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë në largim, Ivica Daçiq, ka deklaruar se as deputetët dhe askush në Kuvend nuk mban përgjegjësi sepse periudha e përcaktimit të rezultateve zgjedhore ka zgjatur më shumë, duke shtuar se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme, raporton televizioni publik serb RTS.

“Marrëveshja është që në periudhën e ardhshme të bisedojmë konkretisht me përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe për modalitetet e bashkëpunimit”, ka  thënë Daçiq.

Afati për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë skadon për më pak se dy javë, më 4 gusht, transmeton Paparaci.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, në një deklaratë për RTS, ka thënë se ajo datë llogaritet nga dita kur Komisioni Republikan Zgjedhor miratoi raportin përfundimtar për zgjedhjet, që do të thotë se janë 30 ditë nga ai moment e që skadon më 4 gusht.

Ai thotë se as deputetët dhe askush në Kuvend nuk mban përgjegjësi sepse periudha e përcaktimit të rezultateve zgjedhore ka zgjatur më shumë, zgjedhjet janë përsëritur në disa vendvotime.

“Afatet janë të tilla që ky është i vetmi detyrim që kam unë si kryetar i Kuvendit – të caktoj një seancë konstituive. Duke pasur parasysh këtë, ajo seancë do të mbahet ose në fund të javës ose në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, afati për formimin e qeverisë fillon vetëm atëherë, pra 90 ditë nga momenti i konstituimit të Kuvendit./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci