Të fundit

Sot mot me shi, erë dhe diku breshër

Stuhi shiu sot. Të premten dhe të shtunën më shumë diell dhe sërish më nxehtë, parashikon “Prishtina Weather”.

Sot pritet të ketë diell e vranësira, por pasdite priten zhvillime të stuhive me shi, erë dhe diku breshër.

Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu.  Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.

Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën  zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci