Të fundit

Mancini: Në Botëror do të shkojë Italia

Italia do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Zvicrrës, e vlefshme për kualifikimin në Botërorin “Katar 2022”.

Italianët nuk duan ta përsërisin gabimin e botërorit të kaluar të cilin nuk mundën ta shijonin pasi që nuk u kualifikuan dhe shprehen mjaftë optimist para ndeshjes së sotme.

“Është shumë e rëndësishme të jemi të qetë. Personalisht i kam parë të tillë lojtarët këto ditë. Mungesat peshojnë, por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe të gjithë janë gati.

Nuk është ky momenti për të menduar për të tjera gjëra, fokusi ynë duhet të jetë vetëm ndeshja kundër Zvicrës. Fakti që lojtarët e mi janë të gjithë të impenjuar maksimalisht më bën të ndihem i qetë”, ka thënë tekniku Italian Mancini.

Mancini shprehet mjaft i lumtur që ndeshja do të zhvillohet në “Olimpico” dhe pret një atmosferë të zjarrtë nga tifozët Italian.

Drejtuesi I ekipit Italian është shprehur mjaftë optimist kur u pyet se kush do të kualifikohet në Botëror.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë Zvicrës, por në Botëror do të shkojë Italia. Do të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka mbyllur Mançini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci