Këngëtarja shqiptare, Big Mama ka filluar sezonin veror. Ajo është mjaft e kërkuar në skenën muzikore.
Edhe adhuruesit e muzikës së saj kanë zgjedhur që dasmat e tyre t’ia besojnë këngëtares Big Mama.
Big Mama po vazhdon të jetë pjesë e këtyre momenteve, në shumë familje shqiptare.
Por, në një video të cilën e ka publikuar këngëtarja në Instastoryn e saj shihet se asaj i është këputur sandalja në mes të dasmës.
“Kur thom unë nona e vakive jom ja fustani plas ja shtikllat (takat) prej msyshit e kena”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

Ndryshe, Big Mama ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor duke u fokusuar më shumë si moderatore.
Gjithashtu 35 vjeçarja këtë vit ishte edhe pjesë e spektaklit më të njohur në Shqipëri “Big Brother Albania Vip”. /Paparaci.com
