Royal Antwerp do të luajë sonte në ndeshjen e kthimit në kuadër të “Conference League” kundër FC Drita së Gjilanit, që do të fillojë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ylli i ekipit belg, Radja Nainggolan tha se Antwerp duhet të vazhdojë tutje dhe nuk duhet të eliminohet sonte.
“Kryetari po investon për të arritur rezultate të shkëlqyera, kështu që do të ishte shumë turp nëse eliminohemi”, u shpreh Nainggolan për Het Nieuwsblad.
“Ne gjithashtu kemi shumë lojtarë të mirë. Ne me të vërtetë duhet të arrijmë në grupe”.
