Mot me stuhi shiu e bubullima ka mbretëruar sot në Kosovë. Në disa vende erërat e fuqishme shkaktuan dëme, teksa në Lipjan pati edhe një mini tornado.
Ndërkohë shiu ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjet në Podujevë, ku disa rrugë u mbushën me ujë.
Sipas disa pamjeve të publikuara nga faqet lokale shihet se ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
